"7 Marsi", Meta: Detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo ndodhen

Kreu i PL-së Ilir Meta ka urura sot mësuesit për festën e 7 Marsit.

"Me një kartolinë urimesh dërgova pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit.

Gëzuar të gjithë nxënësve dhe mësuesve për 7 Marsin, ditën e Arsimit Shqip, “Ditën e Mësuesit”!

Detyra e nxënësve është e përditshme, të mësoni e të lexoni. Ndërsa detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet e tyre historike dhe në diasporë.

Kjo ditë këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e rënies së Adem Jasharit, kryesimbolit të përpjekjes shqiptare për liri e dinjitet.

Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve!" shkroi ai.