“Deformohet” Rruga e Arbërit: Asfalti çahet dhe gurë të mëdhenj bien në rrugë

Në Rrugën e Arbërit vijojojnë të jenë prezente problematika të shumta për shoferët. Në shumë zona asfalti është çarë dhe deformuar, ndërsa ka pasur edhe rënie gurësh të mëdhenj në aks. Shoferët ndihen të rrezikuar për situatën, ndërsa ata bëjnë apel që institucionet të ndërhyjnë.

Asfalt i çarë, gurë të mëdhenj të rënë nga lartësitë, këto janë pamjet e Rrugës së Arbërit.

Problemet më të mëdha shfaqen në segmentin e Xibrit.

Në zonën e bajpasit të Murrizit ka probleme me deformimin anësore të rrugës për shkak të ujërave të shiut që rrjedhin në të.

Problematike mbetet situate në  “Vanar”, në hyrje të tunelit numër 3 në fshatin Shkallë si dhe në dalje të tunelit 5 në fshatin Fshat.

Drejtuesit e mjeteve shprehen  se kjo rrugë nuk është e sigurtë në lëvizje ndaj dhe të gjithë përdoruesit e saj duhet të tregojnë kujdes.

"Nami i zi është rruga. Me gropa, ka rëën asflati. Tmerr! As sinjalistikë e asnjë lloj sigurie nuk ka. Këtu bie në humnerë po të mos jesh i kujdesshëm," tha një drejtues mjeti.

Afati për përfundimin e rrugës së Arbrit është shtyrë me 17 muaj me vendim qeverie që korrespondon me vjeshtën e këtij viti. Ndërkohë në segmentin nga Tirana deri tek Ura e Vashës është hedhur vetëm një shtresë asfalti.