Gazetarja suprizon mësuesen e saj të parë për 7 Mars, emocione gjatë intervistës
Gazetarja e Ora News Katerina Hysenllari ka vendosur sot të surprizojë mësuesen e saj të parë, në kuadër dhe të Festës së 7 Marsit.
E ftuar në një intervistë live në Ora Nees, mësuesja Ema Hyskja tregoi se puna për 40 vite me fëmijë ka qënë mjaft e bukur dhe akoma më të bukura kanë qënë 7 marset për të.
"Sot është një ditë e veçantë dhe emocion për surprizën që ti më ke bërë sot. Kam 40 vite që festoj 7 marsin me nxënës e ish-nxënës. Janë shumë prej tyre që më kujtojnë çdo 7 mars," u shpreh mësuesja.
Mësuese Ema është në fakt dhe vajza e aktorit të mirënjohur shqiptar Demir Hyskja.
"Jam përpjekur të gjithë jetën të ruaj vlerat e tij e ti përcjell në breza," tha ajo.
E me rastin e festës së mësuesëve ajo e pati një urim special për kolegët e saj, nxënësit e prindërit.
"Ju uroj nga zemra gëzuar 7 Marsin. Të vazhdojnë punën e tyre me pasion dhe këmbëngulje. Për të gjithë brezxat e tjerë suksese dhe vetëm suksese," tha ajo.