Plagosi me biçak moshatarin pas sherrit, arrestohet 15 vjeçari në Pogradec

Një 15-vjeçar qëu përfshi në një sherr gjatë natës në Pogradec dhe plagosi me thikë në bark një tjetër është arrestuar nga policia.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientet e një lokali, një shtetas 15-vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 15-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.