Derbi i “ngrirë”, delegati kërkon boshatisjen e stadiumit por ndeshja rinis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 20:29
Një situatë kaotike po përjetohet në stadiumin “Air Albania” ku arbitri ka ndërprerë ndeshjen derbi Partizani-Tirana.
Për shkak të hedhjes së fishekzjarreve dhe flakadanëve në fushën e lojës, lojtarët dolën nga fusha në minutën e 50.
Delegati i ndeshjes, Marjus Sulejmani kërkoi që lojtarët të hyjnë në dhomat e zhveshjes deri në boshatisjen e stadiumit por trajnerët kërkojnë që sfida të vazhdojë.
Pasi lojtarët folën me tifozeritë pas portave, sfida rinisi edhe pse gjyqtarët e delegatët nuk ishin shumë të bindur.
