Nuk ka paqe në shkallët e “Air Albania”, tifozët bardheblu ndërpresin sërish derbin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 20:22
Në minutën e 50, derbi Partitani-Tirana u ndërpre sërish për shkak të flakadanëve dhe fishekzjarreve të hedhura në fushë nga të dyja tifozeritë.
Nisi gjithçka nga sektori i tifozëve bardheblu të cilët krijuan një atmosferë të mjegullt në “Air Albania Stadium”. Gjithçka nisi pas golit të shënuar nga Berisha që u cilësua në pozicion të parregullt, ndërsa në pjesën e parë, VAR i anuloi një penallti sulmuesit të Tiranës, Patrik. (Foto: LSA)






