Shokon Neymar, humbet pjesën e mbetur të sezonit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 19:45
Nuk kanë fund telashet për sulmuesin brazilian të PSG, Neymar. Pasi shkoi në Kupën e Botës me një kavilje të fryrë, ai mbyll përpara kohe sezonin me fanellën e PSG.
Dëmtimi në kaviljen e djathtë është më i rëndë se sa parashikimet fillestare dhe klubi bën me dije që periudha e rikuperimit është 3-4 muaj.
Gjatë ditëve të ardhshme, ai do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të riparuar dëmtimin. Ai u dëmtua në ndeshjen e Ligue 1 kundër Lille në datën 19 shkurt në ligamentet e kaviljes.
