Me shpejtësi dhe manovra të gabuara, gjobitet me 40 mijë lekë shoferi në Fier
Një 28 vjecar, drejtues automjeti është gjobitur nga polciia rrugore me 40 mijë lekë për tejkalim të shpejtësisv dhe manovra të rrezikshme.
"Menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që leviz me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kryen manovra të rrezikshme në një zonë urbane, shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit A. F., 28 vjeç.
Për kundërvajtjen e kryer, si dhe për errësimin e xhamave tej normave të lejuara, konkretisht për shkelje të neneve 137 dhe 139 të Kodit Rrugor, ndaj shtetasit A. F. u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj," njoftoi policia.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.
