Rrëzohet kamioni në Kuzum Babasë, bie në gropat e hapura nga punimet

Një kamion ka rënë në zonë e Kuzum Babasë.

Kamioni ka qenë duke kaluar në rrugën “Xhemil Bej Vlora” ku si rrjedhojë e punimeve që po zhvillohen në të ka rënë në një prej gropave të shumta.

Kamioni është batuar në anësore dhe ka rrezikuar të përmbyset duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesit të tij.

Fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Po punohet ndërkohë për nxjerrjen e kamionit prej andej.