Rekord botëror, karton i kuq pas 5 sekondave për ndërhyrjen horror (VIDEO)

Ndërhyrje horror e futbollistit jordanez Baker Kamal Kalbouneh në AFC U20, kompeticion në rang kombëtares.

Shikoni se çfarë bën vetëm 5 sekonda nga fillimi i ndeshjes kundër Taxhikistanit, duke rrezikuar seriozisht jetën e kundërshtarit të tij.

Arbitri nuk u mendua dy herë duke e nxjerrë jashtë loje me karton të kuq që është edhe më i shpejti i historisë së futbollit.