Humbje e hidhur për Milanin në Firenze (VIDEO)

Milan rikthehet në pikën zero. Humbet në Firenze skuadra e Stefano Piolit në një ndeshje të shëmtuar për kuqezinjtë që u dominuan në pjesën më të madhe nga Fiorentina.

Gonzalez nga pika e bardhë dhe Jovic në fundin e ndeshjes shënuan dy golat e vendasve që e bënë të pavlerë rrjetën e Theo Hernandez. Sukses i merituar për skuadrën e shtëpisë që arriti të nxirrte në pah limitet e Milanit të kamufluara mirë nga trajneri dhe skuadra në tre ndeshjet e fundit përpara transfertës në Toskanë.

Pas kësaj disfate, Milan mbetet në vendin e katërt me 1 pikë më pak se Lazio dhe me rrezikun se mund të mbetet jashtë zonës Champions nëse nuk gjen vazhdimësinë.