Bayern Munchen nuk gabon, Stuttgart dorëzohet (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2023, 20:32
Bayern Munchen i përgjigjet me të njëjtën "monedhë" Borussia Dortmundit. Pas 23 javëve të para të Bundesligës, skuadra e Nagelsmann dhe verdhezinjtë kryesojnë me nga 49 pikë. Të shtunën, kampionët kaluan jo pa vështiresi 2-1 Stuttgart.
De Ligt zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë pas një ekzekutimi perfekt ndërsa Choupo-Moting dyfishoi në pjesën e dytë.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe shkurtuan diferencën me Perea por Bayern rezistoi duke dalë me 3 pikë nga Stuttgart.
