Arsenal i pabesueshëm, kthen disavantazhin në 30 minuta ndaj Bournemouth, nuk ndalon as Manchester City (VIDEO)
Shkëlqen Arsenali në Premier League ku brenda 30 minutave rikuperon një ndeshje që mund të kishte përfunduar me dramë. “Topçinjtë” që kanë krijuar një distancë sigurie me 5 pikë ndaj kampionëve në fuqi, rrezikuan por nuk gabuan në përballjen shumë të lehtë në letër por që në fushë rezultoi tërësisht e kundërta.
Kryesuesit e Artetas regjistruan një fitore të çmendur ndaj Bournemouth, skuadra që mban vendin e parafundit të klasifikimit. Miqtë humbën 3-2 me bardhekuqtë duke u shokuar nga një gol i Nelson në minutat shtesë pasi Saka e White kishin barazuar.
Disavantazhi i dy golave të shënuar nga një në çdo pjesë, nuk i demoralizoi vendasit të cilët arritën të barazonin e më pas të kthenin në favorin e tyre këtë ndeshje shuëmë të luftuar. Vetëm 10 minuta për Granit Xhakën në këtë duel ku mungesa e tij në mesfushë u ndie jo pak.
Po sot, në ndeshjen e drekës, skuadra e Pep Guardiola-s thelloi krizën e Newcastle duke fituar me golat e Foden dhe Bernardo Silvas. Një ndeshje e kontrolluar tërësisht nga vendasit që dominuan bardhezinjtë duke i shkaktuar humbjen e tretë rresht.
Fitore minimale për Chelsean që rigjen buzëqeshjen pas shumë kohësh për suksesin e dytë të vitit 2023. Skuadra e Graham Potter kaloi 1-0 Leeds United me gol të mbrojtësit Fofana, i cili debutoi që nga minuta e parë në “Stamford Bridge”.
