"PD në krizë, vula pa rëndësi", Kume: Sa Berisha, as Alibeaj nuk e fitojnë garën të ndarë

Në një intervistë për RTV Ora, Katerina Hysenllari, ish kryetari i KQZ-së dhe eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume foli lidhur me situatën aktuale të PD-së.

Kume thotë se problemin "nuk e shikoj te vulat. Problemi i madh është se kjo parti politike është dhe forca më e madhe e opozitës dhe po kalon një kriz të thellë e cila më pas do të ketë të pamundur realizimin e objektivave që ka kjo parti".

Kristaq Kume: Problemin nuk e shikoj te vulat. Problemi i madh është se kjo parti politike është dhe forca më e madhe e opozitës dhe po kalon një kriz të thellë e cila më pas do të ketë të pamundur realizimin e objektivave që ka kjo parti. Shkakton diçka të madhe jo vetëm për partinë por për qytetarët, për vendin në përgjithësi. Ne jemi të dëshiruar që të vetëqeveriemi sipas rregullave të një shoqerie demokratike. Të mbetemi në këto kushte ku i gjithë pushteti është i përqendruar në një parti kuptohen efektet e kësaj qeverisje në jetën tonë të qytetarëve.

Sias tij "Për qytetarët nuk ka rëndësi kush e fiton vulën. Ka rëndësi se asnjëri prej tyre nuk e fiton garën të ndarë që është objektivi themelor".

Kristaq Kume: Për qytetarët nuk ka rëndësi kush e fiton vulën. Ka rëndësi se asnjëri prej tyre nuk e fiton garën të ndarë që është objektivi themelor. Ky është problemi që prodhojnë këto dy grupe të lidershipit. Për 14 majin nuk është e mundur të ndryshohet kjo situatë.  Votuesit e djathë nuk do të dinë ku të votojnë, rezultat do të jetë mbajtja e pushtetit nga maxhoranca. Kjo është rezultat i pazotësisë së PD për ta gjetur zgjidhjen brenda tyre. Për mua e kanë humbur drejtimin.

Mund të arrihet një gjuhë bashkëpunimi?

Kristaq Kume: Shumë e vështirë në mos e pamundur. Koalicioni është e vetmja zgjidhje. E vetmja zgjidhje është që kandidatët e dalë nga Berisha të rregjistrohen në siglën e një koalicioni. 


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.