Mjekët e "ditëve të fundit" Shërbimi paliativ trajton të sëmurët pa mbështetjen e shtetit

Rreth 40 % e të prekurve me tumore që marrin shërbim mjekësor në shtëpi janë të rinje. Të dhënat shqetësues i bën me dije drejtori ekzekutiv i një prej qëndrave të pakta që u ofrojnë këtyre të sëmurëve trajtim dinjitoz deri në orët e fundit.

Prej vitit 2014 në Shqipëri ëstë miratuar një ligj për ofrimin e kujdesit shëndetësor në shtëpi për të sëmurët në stad të avancuar të sëmundjeve tumorale.

Por shoqatat që u japin pacientë dinjitet deri në ditët e fundit nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti.

"Ka ardhur koha që shteti, ministria e shëndetësisë ta financojë këtë shërbim. Donatorët tanë më të mëdhenj janë nga Britania e Madhe dhe Komiteti Europian," tha ai.

Fatmir Prifto, drejtori ekzekutiv i qëndrës Rayder tregon se 40 % e  përfitue4sve të këtij shërbimi janë të rinj dhe fëmijë

"Pjesa dërrmuese janë në moshën e tretë, por ka dhe të rinj, mosha mbi 20 vjeç. Por ka dhe fëmijë, fatmirësisht më të rrallë," tha ai.

Mes rasteve përzgjidhjen më specifiket.

"Ka një pritshmëri jete më të shkuirtër dhe simptoma më të rënda," tha ai.

Fenomen vijon të mbetet mbajtja sekret e sëmundjes për pacientin nga familjarët e tij.

"Nuk është normale. Njerëzit e afërt duhet ta dinë se çfarë ka njeriu i tyre. Për ata dhe një ditë, një orë ka vlerë. E shfrytëzon për të qëdnruar me të afërmit, për të lënë amanete," tha ai.

Shërbimi paliativ ofrohet edhe në shërbimin Onkologjik, tregon psikologia Isida Gjoka.

"Gjatë gjithë ecurisë së trajtimeve psikologu është pranë pacientit dhe familjarit," tha ajo.

Shërbimi paliatiav ofrohet vetëm në Tiranë dhe Durrës, në bashkitë e tjera ku mungon grupi i trajnuar dhe janë mjekët e familjes ata që e kryejnë këtë shërbim.

"Nuk ofrohet në mënyrë të organizuar po ata njerëz marrin shërbim sepse është mjeku i familjes, mjekët e spitalit. Duhet të ketë ekipe të dedikuara me mjekë dhe infermierë," tha ai.