Osteoporoza, sëmundja e kockave/ Gratë në menopauzë dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të vizitohen
Osteoporoza është sëmundja më e shpeshtë e kockave, ajo nuk jep asnjë shenjë dalluese, ndaj vizitat paraprake janë shuëm të rëndësishme. Mjekët reumatologë thonë se mosha e tretë është më e prekura, por nuk mungojnë as të rinjtë.
Osteoporoza është një sëmundje e heshtur që nuk jep shenja paraparpake. Qytetarët shkojnë te mjeku vetëm kur kocka thuhet.
Mjekja reumatologe, Rovena Liço sqaron se për këtë arsye pacientët paraqiten vonë.
“Është shembulli tipik i një sëmundjeje të heshtur. Osteoporoza shfaq shenja vetë kur kocka thyhet dhe atëherë bëhet e dhimbshme”, thotë mjekja.
Megjithëse nuk shfaq asnjë shenjë, mjekët këshillojnë që gratë nëperiudhën e menopauzës dhe burrat mbi 70 vjec të kryejnë vizitat e duhura.
“Sepse zbulon nëse vuan apo jo, sepse edhe nëse të paktën nuk është në osteporozë, të paktën të ndjekë mënyrat e parandalimit”, thekson mjekja.
Osteoporoza është e pranishme edhe te moshat e reja.
“Osteoporoza në këto raste është pasojë, nuk është shkaktari. Sëmundjet kronike të gjata që shkaktojnë gjendje inflamatore. Sindromat e malabsorbimit, që bëjnë keqpërthithje të mineraleve dhe vitaminave”, shprehet ajo.
Por ndryshe nga dikurë që konsiderohej e pakurueshme, sot kjo smëundje ekockave mund të trajtohet.
“Është një sëmundje e trajtueshme dhe e parandalueshme”, shprehet mjekja.
Zonat të cilat preken më shumë janë qafa e femurit, parakrahu dhe shtylla kurrizore.
“Dhimbjet variojnë nga një dhimje e lehtë dhe e lokalizuar në një dhimbje të mprehtë, të fortë, të mirëlokalizuar, gjë që e detyron pacientin të zërë edhe krevatin”, u shpreh mjekja.
Ushqimi i shëndetshëm, jeta aktive dhe mos konsumimi i alkoolit dhe duhanit janë të rëndësishmë për të mbajtur largë sëmundjen.