Ndërhyrjet delikate në zemër, mjekët tek "Shefqet Ndroqi" realizojnë me sukses operacionin

Operacionet në zemër konsiderohen të vështira, por tashmë në Shqipëri mund të realizohet ndërhyrja edhe për rastet delikate. Mjekët kanë bërë të mundur rikuperimin e plotë të një 45 vjeçare së cilës problemet i lindën 40 vite pas operacionit të parë.

Ekipi i kardiokirurgjisë në spitalin universitar Shefqet Ndroqi, e ka cilësuar rast suksesi operimin e një pacienteje 45 vjeçare. Doktor Rezart Deveja shprehet se komplikacioni vinte edhe si pasojë e një tjetër ndërhyrjeje që ishte bërë 20 vite më parë.

"Është një zonjë 45 vjeçare që ishte operuar më parë që në moshën 20 vjeçe në zemër, ku i ishte bërë një hapje, një zgjerim të valvulës. Zemra kishte një hipertension pulmonar që ishte rreth 85-90. Pra në kufijtë e të mosindikacionit për operacion," tha mjeku Deveja.

Mjekët shprehen se pavarësisht situatës delikate përfundimi i operacionit ishte i suksesshëm.

"Zemra filloi ti përshtatej kushteve të reja, u bë rimodelimi dhe pacientja doli nga spitali me tension pulmonar shumë më afër biologjikes," tha ai.

Në reagimin në Facebook për rastin kryeministri Edi Rama theksoi investimet në spitale dhe pajisjen me fjalën e fundit të teknologjisë.