Mbetet në burg kapiteni rus i anijes me naftë, Avokati: Vendimi i paligjshëm. S’ka elementë të kontrabandës
Gjykata e Durrësit ka vendosur këtë të shtunë masën e arrestit me burg për kapitenin rus Alexey Smaznov, të anijes që u ndalua me 25.500 litra naftë ruse pak ditë më parë
Në përfundim të seancës, avokati Beqiraj e cilësoi të kundërligjshëm këtë vendim.
“Gjykata vendosi masën e arrestit me burg ndaj kapitenit Alexey Smaznov, kjë masë kjo e paligjshme dhe ekzagjeruar në pikëpamjen tonë. Pasi nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm, asnjë indicie që kapiteni të jetë i përfshirë në veprën penale të kontrabandës. Duke marrë parasysh si detyrat që ka një kapiten anije të parashikuara me ligj që janë vetëm transporti i anijes, duke marë parasysh dhe elementet në provat e dosjes që malli nuk i përkiste as pronarit të anijes dhe as ekuipazhit, por një subjekti tjetër, dhe duke marrë parasysh që anija nuk importonte mall në territorin e Republikës së Shqipërisë, pasi vetë vendimi i Këshillit të Ministrave ndalon importin por jo transportin. Në këtë brast, anija nuik ka importuar mall, ka qenë në radhë, tentativë jo e kompletuar nga pronari i mallit për shitjen, pasi i përket subjekteve private, në këtë rast në bazë të ligjit shqiptar duhet që vetëm anija të largohet. Kjo është një masë e ekzagjeruar për mendimin tonë.
Nuk u dha pjesa arsyetuese nga ana e Gjykatës, por vetëm dispozitivi.
Në këtë rast cënohen edhe elementë të tjerë të së drejtës detare që kanë të bëjnë me fakti që një anije sidomos e një kategorie të tillë sa i përket mallit që ka të ngarkuar, nuk mund të qëndrojë pa kapitenin e saj, ajo është në det të hapur dhe në ccdo moment ajo mund të përbëjë rrezik. Edhe nëse kapiteni do të qëndronte, po themi, në një masë arresti në anije, kjo nuk do e cënonte aspak hetimin penal për marrjen e provave apo ikjen e kapitenit.
Dosja është e plotë, është depozituar, është e firmosur nga agjentët e portit të Greqisë dhe duhet të kuptoni që ngarkimi i saj është bërë në një territor evropian. Sepse ky mall ka kaluar brenda territorit evropian. Nëse do të kishte dicccka, atëherë ai s’do ishte shteti shqiptar që do e ndalonte këtë dispozitë, por do ishte vetë Greqia që do e ndalonte.
Kapja u bë në tentativë për t’u tregtuar, nuk u tregtua dhe asnjëherë nuk u bë praktikë doganore për t’u importuar. Por e cilësoj edhe nëse do të perfeksionohej kjo, VKM-ja thotë ndalohet dhe anija largohet. Kaq! Pra, nuk ka elemtentet e kontrabandës në këtë rast. Do të ndjekim apelimin në vijim”, u shpreh avokati Beqiraj.



