"Rrëzimi me zgjedhje e protesta", Meta: Një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë e firmat që ka hedhur fap e fap
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama se po tenton të rrëmbejë vulën e Partisë Demokratike, pas “uzurpimit të PS” siç u shpreh ai në protestën kombëtare të opozitës.
Meta iu referua Edi Ramës si njeri me “probleme të shëndetit mendor dhe probleme politike”, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është i tmerruar nga firmat me të cilat ka vjedhur.
Ai tha se PD e LSI janë më të bashkuar se kurrë dhe do ta rrëzojë mazhorancën e PS me protesta e zgjedhje.
Ilir Meta: Regjimi më i urryer në kontinent, më i korruptuar, regjimi lider vetëm për shpopullimin e vendit. Ja ka kaluar edhe Bjellorusisë për mungesë investimesh.
Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë për ta rrëzuar këtë regjim me protesta e zgjedhej. Regjim i tmerruar nga vota e lirë, një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, nga firmat që ka hedhur fap e fap për të plaçkitur mld euro, për të shkatërruar me IKMT e tij mbi gjysmën e akteve e vendimeve që ka marrë vetëm për llogari të Rilindjes.
Këtij të marri nuk mjaftoi që uzurpoi PD dhe e shndërroi në një bandë plaçkitëse e deputetë që janë vetëm kartona, pa bindje politike, pa shqetësim të së ardhme së këtij kombi. Tani kërkon të marrë edhe vulën e PD. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike sot është në panikun e prsioneve nga më mafiozet nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se kushdo tjetër.
Shikoni çfarë i ka bërë shoqërisë tonë, familjeve shqiptare duke i shkaktuar plagët më të rënda sociale. Këtij i duhet të vjedhë akoma më shumë. Por ne do të vazhdojmë rrugën tonë, protesta e zgjedhje. Në 14 maj do jemi këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçin.
Fjala e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në protestën e opozitës
Të dashur motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj, qytetare dhe qytetarë që keni sfiduar edhe shiun edhe motin por mbi të gjitha regjimin më të urryer në continent përsa i takon të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Regjimin më të korruptuar në continent, regjimin që është lider vetëm për shpopullimin e vendit, që ja ka kaluar edhe Bjellorusisë së Lukashenkos përsa i takon mungesës së investimeve për kapitalin njerëzor, për inovacionin, për shkencën, për stat upet e sidomos për mundësitë që duhet t’i ofrojë të rinjve.
Jemi sot këtu, në vazhdim të angazhimit të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me protesta dhe me zgjedhje, me zgjedhje dhe me protesta. Një regjim i tmerruar nga vota e lirë, një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, i tmerruar nga firmat që ka hedhur fët e fët, për të plaçkitur miliarda euro. Për të shkatërruar në mënyrë të paligjshme me IKMT e tij si një kamzhik politik mbi gjysmën e vendimeve që ai institucion kriminal ka marrë vetëm për llogari të Rilindjes në dëm të interesit public dhe në dëm të pronave të ligjshme të qytetarëve shqiptarë.
Jemi këtu sepse është tronditur në themel, siguria juridike parim themelor i Kushtetutës sonë. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton që uzurpoi Partinë Socialiste që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë të cilët janë vetëm kartona dhe nuk kanë asnjë bindje politike. Nuk kanë asnjë kujtesë përsa i takon të kaluarës. Nuk kanë asnjë shqetësim përsa i takon të këtij vendi e sidomos edhe të vetë fëmijëve të tyre.
Dhe tani kërkon të marrë edhe vulën e Partisë Demokratike. Ky njeri me probleme të mëdhaja mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafiozet që ushtrohen nga të gjitha ata mbështetjen e të cilëve kërkoi për të kapur shtetin dhe për të rrëzuar kollonat e pluralizmit demokratik e të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Por sot ai është më i mjerë se anjëherë tjetër për arsye se nuk ka më asnjë justifikim, se kush ja ka fajin për këtë shkatërrim që i bëri shtetit, për këtë shkatërrim që i bëri shoqërisë sonë, për këtë shkatërrim që i bëri shumë familjeve shqiptare, me plagët më të rënda sociale.
Për këtë përkeqësim të frikshëm të familjes shqiptare ku dihet qartë se falë kapjes së shtetit dhe korrupsionit të këtij, sot shqiptarët i kanë pagat sa 40-50% në Kosovë apo në vende të tjera të rajonit.
E pra, pse i duhet këtij të asgjësojë pluralizmin politik, të asgjësojë Partinë Demokratike dhe çdo zë kritik opozitar, i duhet që të vjedhë akoma më shumë e të mos japë llogari dhe jo vetëm kaq por edhe ti fyejë qytetarët e këtij vendi.
Ndaj të gjithë së bashku të vazhdojmë në rrugën tonë, protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta dhe jam i sigurt që në 14 maj do të jemi të gjithë këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçit, do të jemi në Durrës për të festuar fitoren e Igli Carës, në Elbasan të Luciano Boçit dhe kudo.
