Parandalohet krimi në Vlorë/ Në pranga 23 vjeçari, në banesë i gjendet pajisja me 500 gr eksploziv, armë e uniforma policie
Një sulm me tritol u shmang në Vlorë.
Një 23 vjecar pjesëtar i grupi kriminal u vu në pranga nga policia.
Damiano Sejko sipas hetuesve po përgatitej të kryente një krim.
Iu kapën 500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë.
Uniformat blu gjithashtu sekuestruan armë gjahu, municion luftarak, lëndë narkotike, veshje si të Policisë , 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.
23-vjeçari Sejko i mbante të fshehura materialet e krimit në banesën e tij.
Duke qenë se hetimi për ngjarjen vijon ende, policia nuk jep detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar.
Policia thotë hetimet po vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë që do të bashkëpunonin me Damiano Sejkon në krimin e planifikuar.
Në qytetin e Vlorës janë goditur disa tentativa të trafikimit të bombave me telekomandë.
Rasti më i fundit ishte në 8 Shkurt kur dy të rinj u kapën në tentativë
t’i shisnin një grupi kriminal tre mina me telekomandë kundrejt çmimit 10 000 euro.

