Tre gra u vranë, Binjaku: Tronditëse! Insitucionet dështuan, sistemi arsimor ti mëshojë edukimit të njeriut
Entela Binjaku, sociologe në një intervistë në RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, tha se është tronditur shumë nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë ku Dan Hutra vrau tre gra.
Binjaku u shpreh se "Kam bindejn që është një indivd i çrregulluar psiqikisht që pjesën më të madhe e ka kaluar duke kryer ndëshkimin për krimet që ka bërë".
Entela Binjaku: U trondita. Shumë njerëz besoj se nuk e kanë besuar kur kanë dëgjuar se çfarë kanë ndodhur. Njerëzit që kanë punuar me të do të ishte mirë të na jepnin të dhëna mbi mënyrën se si është rritur, si ka qenë jeta e tij. Kam bindejn që është një indivd i çrregulluar psiqikisht që pjesën më të madhe e ka kaluar duke kryer ndëshkimin për krimet që ka bërë. Kemi të bëjmë me fiziononmië e një vrasësi ku mesa duket nuk ka funksionuar periudha rehabilituese. Ky është profil i një individi me psikë kriminale të jashtëzakonshme.
Ajo ia vë fajin dhe institucioneve për të cilat thotë se "Fakti që sot kemi tre vajza të vrara kjo tregon një dështim të gjithanshëm të institucioneve."
Entela Binjaku: Institucionet tona të izolimit, ekspertizat psiko emocionale mbase i kanë të pamjaftueshmë. E përgjithshmja është që panorama është kjo që kemi sot. Fakti që sot kemi tre vajza të vrara kjo tregon një dështim të gjithanshëm të institucioneve që e kishin detyrë ta survejonin dhe të atyre që kishin detyrë ta mbikqyrnin. Në radhë të parë duhet të punojmë shumë me edukimin e shoqerisë. Duhet të vijojë i gjithë sistemi arsimor ti mëshojë edukimit të njeriut. Ekspertizat tona duhet vazhdimisht të përmirësohen. Njerëzit do të duhet të mësohen të mbajnë përgjegjësi.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
