41 vjeçari nga Bulqiza shkeli urdhërin e mbrojtjes, ofendoi dhe dhunoi ish-gruan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2023, 08:34
Kreu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, vihet në pranga 44-vjeçari.
"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.D., 44 vjeç, banues në Bulqizë( i dënuar më parë për Dhunë në familje).
Ky shtetas ka thyer urdhërin e mbrojtjes që kishte ish-bashkëshortja e tij dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.