Kikia: Policia të mos krenohet se kapi vrasësin, por të parandalojë, ministri të çojë projektligj ne Kuvend
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Mentor Kikia, analist u shpreh se lidhur me vrasjen e trefishtë dje, policia krenohet se kapi autorin, por suksesi duhet të ishte parandalimi.
Ai tha se në krimet në familje të gjitha ngjarjet kanë qenë të paralajmëruara dhe se Ministri i Drejtësisë të mos dalë të thotë se ka qenë numërues për PD-në në burg, por të vijë me një projektligj në Kuvend.
Kikia: Policia krenohet se kapi, por suksesi duhet të ishte parandalimi. Ne shohim se komunikatat trumbetohen që kapet autori, por rrallë parandalohet një krim, por ndodh në grupe të krimit të organizuar. Në krimet në familje të gjitha ngjarjet kanë qenë të paralajmëruar. Edhe kjo mund të ndalohej.
Njeriu që merr përsipër dhe ka mekanizmat ku janë edhe burgjet, që nuk kanë funksionuar. Mbaroi burgun ky njeri agresiv, e liroi gjykatësi, por të kishim ngritur një filtër tjetër. Ministri i Drejtësisë të mos dalë të thotë se ka qenë numërues për PD-në në burg, por të vijë me një projektligj në Kuvend.

