Sherr mes të rinjve në Elbasan, njëri përfundon në spital pas plagëve të marra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2023, 22:01
Një sherr mes disa të rinjëve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Elbasan.
Mësohet se njëri prej tyre ka marrë plagë në trup dhe është derguar për në spitalin Rajonal të Elbasanit jashtë rrezikut për jeten.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta.
Nga ana tjetër mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat autorin pasi ka marrë ndihmën e parë në spital.