Para Ministrisë së Drejtësisë për mbojtjen e grave, protestuesit dhurojnë "sherr" live
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2023, 18:00
Shoqëria civile protestoi sot para Ministrisë së Drejtësisë për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave një ditë më parë nga Dan Hutra.
Me thirrjet ‘Siguri për vajzat dhe gratë’ një grup protestuesish ngritën një sërë pyetjesh se pse Dan Hutra lihej i lirë, pas gjithë këtyre krimeve që kishte bërë.
Protestës simbolike nuk i munguan dhe incidentet, ku dy prej protestuesve u përfshinë në debat mes tyre ndërsa protesta transmetohej live në televizione.
