Po i vrisni gratë me paramendim! Aktivistët: Dënim maksimal për Hutrën, ku janë institucionet?

Kërkojnë drejtësi për jetët e humbura të tri grave një ditë më parë nga i njëjti autor, Dan Hutra.Qytetarët dhe aktivistët apelojnë për dënim maksimal ndaj tij përballë Ministrisë së Drejtësisë.

Një ditë pas masakrës së trefishtë në Tiranë nga Dan Hutra, qytetarë e akivistë kanë protestuar përballë Ministrisë së Drejtësisë në kërkim të mbrojtes së të drejtave të grave, jetët e të cilave Hutra i mori pa menduar dy herë, ndërkohë që tre të tjera u plagosën rëndë.

"Lulet e 14 shkurtit dhe 8 marsit po na i kthejnë në lule morti. O gra po na vrasin! Shteti dhe organet e drejtësi kanë dështuar për të na garantuar jetën."

Kërkojnë dënim maksimal ndaj autorit.

"Dënim maksimal ndaj të gjitha formave të dhunës në Shqipëri që më shumë i ngjan një thertoreje."

Llogari u kërkojnë edhe grave në pushtet.

"Kush i ndalon ministreshat të jenë këtu?!"

Llogari u kërkojnë edhe qytetarëve që mbushin sheshet vetëm kur ka thirrje politike.

"Jeta e një njeriu vlen më shumë se një personazh i Big Brother".

Askush sipas tyre nuk po mban përgjegjësi për jetët e humburura, duke theksuar se nuk ekziston vullneti në vendin tonë për të parandaluar ngjarje të tilla në Shqipëri.

"I duam, të gjitha gratë e gjalla!"