Softa: Vrasja e trefishtë dje e paralajmëruar, ngarkon edhe institucionet me përgjegjësi
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Fatjon Softa, ekspert i sigurisë u shpreh se ditën e djeshme u shënua një krim i rëndë në tiranë.
Ai tha se kjo ngjarje ka pasur një dinamikë në territor dhe kjo pati kohën e vet mes Tiranës dhe Kamzës dhe se personi ka gjetur rrugët dytësore për të lëvizur.
Softa: Kemi të bëjmë me një krim të rëndë, që kanë përshkruar këtë periudhë. Këto janë krime që janë shumë agresive dhe të rënda. Këtu kemi një individi dhe një autor që është ndaluar, nuk kemi grupe kriminale që kanë qenë shumë atentate që rëndojnë bilancet e policisë.
Kjo ngjarje ka pasur një dinamikë në territor dhe kjo pati kohën e vet mes Tiranës dhe Kamzës. Personi ka gjetur rrugët dytësore për të lëvizur. Pastaj fakti që ka qenë ngjarje e paralajmëruar, sigurisht që ngarkon edhe institucionet me përgjegjësi.
