“Best FIFA Football Awards”, dominojnë argjentinasit. Messi "mbret" i botës
Lionel Messi rrëmben gjithçka të mundshme, madhe edhe çmimin “Lojtari i Vitit 2022” nga FIFA. Kampioni i botës ngriti trofeun prestigjoz personal duke lënë pas Kylian Mbappe dhe Karim Benzema.

Ndërkohë, një tjetër Lionel, Scaloni është shpallur trajneri më i mirë në ceremoninë e organizuar nga FIFA për të ndërtuar emrat më të mirë të vitit 2022.

Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola ishin gjithashtu dy pretendentë të rëndësishëm për trofeun e trajnerit më të mirë të vitit.
Bashkë me Emiliano Martinez që ka fituar çmimin e “Portierit të vitit”, dy prej heronjve të Argjentinës në Kupën e Botës morën të parët çmimet e mbrëmjes gala të Parisit.

Në garë me Martinez ishin edhe Yassine Bounou e Thibaut Courtois. Në kategorinë e femrave dominon soanjollja e Barcelonës, Alexia Putellas.

Kjo është skuadra më e mirë e botës për vitin 2022;
Thibaut Courtois; Achraf Hakimi, Joao Cancelo, Virgil van Dijk; Kevin De Bruyne, Luka Modric, Casemiro; Lionel Messi, Kylian Mbappe, Karim Benzema, Erling Haaland

Skuadra e femrave;
Christiane Endler; Lucy Bronze, Maria Leon, Leah Williamson, Wendy Renard; Alexia Putellas, Keira Walsh, Lena Oberdorff; Alex Morgan, Sam Kerr, Beth Mead.
Një tjetër çmim i veçantë i dorëzuar në ceremoninë e veçantë ishte edhe “The Best” që Ronaldo ia dorëzoi bashkëshortes së Pele, i cili u nda nga jeta pak javë më parë.

“Best Fan award” shkoi për tifozët argjentinas dhe ishte Tula Bomba ai që përfaqësoi gjithë popullin argjentinas duke marrë trofeun.

