Zyrtare, Mehmeti në stolin e Dinamos me ndihmës një “ish”
Dinamo zyrtarizon në stol trajnerin Dritan Mehmeti. Ish-trajneri i Partitzanit e ka drejtuar edhe në të shkuarën skuadrën kryeqytetase dhe ky është rikthimi i dytë në stolin e “nëndetëses”.
Komunikata e Dinamos në Facebook:
“Dritan Mehmeti është trajneri ynë i ri. FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e 43-vjeçarit në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë. Mehmeti ka qenë edhe më herët pjesë e Dinamos si lojtar dhe trajner, duke drejtuar në fillimet e tij edhe skuadrat tona të moshave.
Me emërimin e trajnerit Mehmeti, presidenti Adrian Bardhi plotëson edhe një dëshirë të tifozerisë dinamovite për të pasur në drejtim të skuadrës dikë që e njeh mirë ambientin dhe vlerat e klubit. Në këtë rrugëtim me qëllim rikthimin mes më të mirëve, pjesë e stafit do jetë një tjetër ish-lojtar dhe kapiten i yni, Luan Pinari”.
