Dinamo në krizë, Nevil Dede "hap krahun", Dritan Mehmeti do ta pasojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2023, 20:32
Humbja me Tomorin këtë fundjavë ka shkaktuar tërmet në stolin e Dinamos.
Trajneri Nevil Dede është larguar nga drejtimi i skuadrës kryeqytetase. Vendimin e bën të ditur klubi blu nëpërmjet një komunikate zyrtare ku thekson se bëhet fjalë për arritjen e marrëveshjes së përbashkët që palët të ndjekin rrugët e tyre.
Në këtë mënyrë, trajneri 48-vjeçar largohet pas disa muajsh nga drejtimi i "nëndetëses" duke e lënë në vendin e tretë me 31 pikë i paraprirë nga Skënderbeu dhe Flamurtari.

Detyrën e trajnerit e merr Dritan Mehmeti që disa muaj më parë u largua nga Partizani. Mehmeti e ka drejtuar Dinamon në vitet më të vështira të bluve rreth 10 vite më parë.
