FOTO-LAJMI/ Dinamo njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2023, 20:05
FC Dinamo njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede.
Tekniku 48-vjeçar nuk do të jetë më në krye të pankinës blu pas marrëveshjes së dyanëshme të arritur mes palëve.
FC Dinamo e falenderon trajnerin Dede për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve në stolin dinamovit dhe i uron suksese në vazhdimësi.
