Lumi Drin si landfill mbetjesh/ Shtimi i prurjeve ka sjellë mbeturina të shumta që përfundojnë në det

Lumi Drin në Lezhë është kthyer një mbledhës mbeturinash, të cilat më pas derdhen në detin Adriatik. Problemi bëhet shqetësues sa herë ka reshje pasi përrenjtë e fshatrave por edhe kanalet e qytetit çojnë mbetje në lumin Drin. Pamjet që vijnë nga atje janë shqetësuese ndërs autoritetet duket se kanë dështuar në rehabilitimin e lumit.

Kjo është pamja e Lumit Drin në Lezhë, pas reshjeve të shiut që ranë të hënën.

Shtrati i lumit të ngjan me një landfill mbeturinash.

Qelq, plastike e materiale të tjera lundronin në lumë, e më tej përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje të madhe dhe panoramë aspak të këndshme për një zonë turistike siç është Lezha.

Në grykëderdhjen e lumit Drin, të dy anët e bregdetit janë mbuluar nga mbetje të ndryshme e deri të kafshët e ngordhura, të cilat kanë zënë vend prej kohësh.

Shkaktari i kësaj ndotje është vetë dora e njeriut që i hedh mbetjet jashtë vendeve të përcaktuara, që me shtimin e prurjeve në kohë reshjesh merren nga rrjedha e ujit.

Kjo është një problematikë e vazhdueshme që tregon dhe dështimin e institucioneve përgjegjëse në menaxhimin e mbetjeve urbane, që po sjell një ndotje mjaft të madhe të bregdetit.

Lumi Drin ka një gjatësi prej 285 km dhe një basen mbi 14 mijë km katrorë, pjesa më e madhe e të cilit përshkon zonën e Lezhës.

Krahas ndotjes që po krijon, ku lumë është kthyer në një kërcënim serioz përmbytjesh.

Lumi Drin si landfill mbetjesh/ Shtimi i prurjeve ka sjellë mbeturina