Njoftimi i listave të zgjedhësve, Celibashi ngre shqetësimin: Vetëm 12 bashki kanë raportuar ecurinë e procesit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur shqetësimin e mospërmbushjes së detyrimit për njoftimin me shkrim të zgjedhësve nga ana e njësive të qeverisjes vendore.  

40 bashki kanë raportuar fillimin e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve. Nga këto raportime vetëm 12 Bashki kanë raportuar për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve me raportime periodike javore për periudhën 14 janar – 27 shkurt.  

Bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve.  Nga këto Bashki vetëm 5 Bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal.   

Vetëm Bashkitë Durrës, Elbasan dhe Fier kanë raportuar periodikisht për njësitë administrative me të dhëna të plota sipas kërkesës së KQZ-së për periudhën e raportimit.  

Bashkitë të cilat nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve janë: 

 

1.         Bashkia Berat 

2.         Bashkia Dibër 

3.         Bashkia Vau dejës 

4.         Bashkia Pukë 

5.         Bashkia Fushe Arrëz 

6.         Bashkia Has 

7.         Bashkia Lezhë 

8.         Bashkia Kurbin 

9.         Bashkia Shijak 

10.    Bashkia Peqin 

11.    Bashkia Librazhd 

12.    Bashkia Patos 

13.    Bashkia Kuçovë 

14.    Bashkia Poliçan 

15.    Bashkia Maliq 

16.    Bashkia Pustec 

17.    Bashkia Përmet 

18.    Bashkia Memaliaj 

19.    Bashkia Vlorë 

20.    Bashkia Delvinë 

21.    Bashkia Sarandë 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon zbatimin rigoroz të njoftimit me shkrim të zgjedhësve me të dhënat e përbërësve zgjedhorë nga të gjitha bashkitë dhe për të gjitha njësitë vendore në administrimin e tyre.