Auditim teknik ndërtesave më të vjetra se 50 vjet, Vasili: Po të ishte në Romë, Rama do shembte Koloseun 2000 vjeçar

Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve.

 Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.

Deputeti Petrit Vasili në një reagim për këtë  projekt-vendim qeverie thotë se qëllimi kryesor janë kullat, duke aluduar se Rama po të ishte në Romë do të shembte dhe Koloseun 2 mijë vjeçar.

Vasili: Rama po te ishte ne Rome do shembte edhe Koloseon se eshte ndertuar 2 mije vjet me pare!

Qeveria e hajduteve dhe grabitqareve te rilindjes nxjerr Vendim Qeverie per ndertesat mbi 50 vjet.

Sulm i Rames dhe rilindjes mbi ndertesat mbi 50 vjeçare vetem e vetem per te ndertuar kulla dhe kulla pa fund.

Te kishin qene ne Itali, Rama me banden e hajduteve do rrafshonin Romen me gjithe Coloseo,Panteon, San Pietro e me radhe se jane te vjetra me qindra e mijra vjet.

Hej vandalë kullomanë, se vetem kulla keni ne tru, boll i shkaterruat qytetet shqiptare.

Kujtoni mor te mallkuar se si e gjetet Tiranen dhe ku u degraduat dhe shkaterruat duke mbjelle kulla, qe helmuan qytetin dhe shendetin e njerezve.

E kthyet Tiranen ne fjetore mostruoze betoni mor ju vrafte zoti!