“Kalaja” e harruar/ Lagjja historike në Elbasan, pa investime dhe e rrënuar
E vendosur pranë kalasë së Elbasanit, lagjja historike atje është lënë në harresë. Dikur, kishte dyqane, vizitorë dhe gjallëri, ndërsa sot, për shkak të mungesës së investimeve lagjja është lënë mes mbeturinave dhe ndryshkut.
Nga kjo lagje e vjetër lindi Elbasani.
E vendosur buzë kalasë historike, lagjja mban emrin “Kala”.
Dekada më parë, në këto dyqane tregtoheshin produkte të ndryshme, si artizanale dhe ato të zejtarisë.
Por pamja që ofrot sot atje, është rrënim, e mbeturina.
Institucionet kanë dështuar për rehabilitimin e zonës dhe kthimin e saj në atraksion turistik.
Vendasit shprehen të shqetësuar për lënien pas dore të lagjes historike.
"U bënë prishjet për tu rregulluar qyteti siç kishin ato pikëpamjet, por fillimi nuk ishte këtu. Ato kishin politikat e tyre. Këto trotuaret që janë këtu, nuk janë trotuare por vendet e familjeve," tha një banor.
Veç shtëpive karakteristike dhe rrugëve me kalldrëm aty janë të vendosura objekte të rëndësishme historike dhe kulturore, si kisha ortodokse, kisha katolike dhe xhamia mbret.
