"Plumbi i artë" Suel Çela, nga arratia kërkon t'i ndryshohet masa e sigurisë

Prej më shumë se 1 viti i shpallur në kërkim nga SPAK i dyshuar si porositës I të paktën 3 vrasjeve, Suel Çela i është drejtuar Gjykatës së Posaçme një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në masë më lehtësuese. Sipas verifikimeve që hetuesit kanë kryer, por nisur edhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe Enrik Hoxhës ka të dhëna së Çela ka porositur 3 atentate, 2 prej të cilave nuk janë realizuar

Suel Çela personi i shpallur në kërkim nga policia e shtetit dhe Spak i është drejtuar gjykatës së posacme për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me një masë më të lehtë sigurie.

Cela i njohur edhe me emrin Marjus Lilo u shpall në kërkim pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Nga verifikimet e Spak pretendohet se  Suel Cela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial.

Po ashtu nga dëshmia e Dumanit është zbardhur edhe një tjeter porosi që Sule Cela ka dhënë për vrasjën e Elton Kikës i njohur në Elbasan me emrin Oti.

Plani për vrasjen e administratorit të një shkollë privatë në Tiranë ndodhi në 18 janar të vitit të kaluar. Fatmirësisht a ii shpëtori plumbave të cilët kapën vetëm automjetin e tij.

Për sulmin ndaj tij në pranga është Skerdi Tase i cili para hetusve ka pranuar që ka qënë autor i krimit.Sipas dëshmisë së tij ai është ndihmuar nga Enrik Hoxha për tu larguar.

I pyetur nga prokurorët e Spak, Hoxha ka treguar disa të dhenave dhe informacione se Suel Cela kishte paguar për eleminimin fizik të biznesmenit Lulzim Masha.