VIDEO/ Arsenal nuk shikon pas, Martinelli mjafton për fitoren e radhës

Pas suksesit të vuajtur ndaj Aston Villa-s, Arsenal regjistron fitoren e radhës, këtë herë me një gol të Martinellit në minutën e 46 të transfertës së Leicester City.

Skuadra e Michel Arteta-s vuajti jo pak në folenë e "dhelprave" që zhvilluan një ndeshje me nivel duke e vendosur në vështirësi ekipin londinez edhe pse "topçinjtë" treguan klasin e një skuadre të pjekur duke e ruajtur avantazhin deri në fund.

Me këtë fitore, Arsenal shkon në kuotën 57 pikë pas 24 javëve të para. Në dyy ndeshjet e tjera, Everton u mund 2-0 nga Aston Villa dhe Leeds kaloi 1-0 Southampton.