Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon edhe në humbje (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2023, 16:53
Ky është momenti i bomberit shqiptar të Mallorca-s, Vedat Muriqi i cili gjen golin e tretë rresht në La Liga nëse e llogarisim si të tillë autogolin e Asensios pasi meritën kryesore e ka bomberi i Kosovës.
Ish-sulmuesi i Lazios gjen golin e 9 personal në Primera Division pasi shënoi për barazimin e përkohshëm të Mallorca-s në transfertën katalanase të Espanyol.
Shtatlarti që në Shqipëri ka pasir eksperienca të shkurtra me Besën dhe Teutën, shënoi në minutën e 41 por gjithsesi nuk arriti të evitonte disfatën e ishullorëve.
