1 vit beteje, Softa: Rezistenca e pashembullt e Zelenksit, tregues se lufta në Ukrainë do të zgjasë

Këtë të premte shënohen njëvjetori nga lufta Rusi - Ukrainë. Për të mësuar diçka më shumë nga pasojat dhe pritshmëritë e këtij konflikti i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ishte eksperti i Sigurisë Fatjon Softa.

“Duhet të kujtojmë ftesën që i bënë amerikanët Zelenksit që kishte kohë për ta lënë territorin brenda disa ditëve. Por Zelenksi refuzoi, rezistoi.

Jo vetëm rezistoi për u vu në krye të këtij formacioni mbrojtës dhe jashtë çdolloj parashikimi kjo rezistencë nuk ishtë çështje ditësh apo muaji, por zgjati për një vit.

Dhe kjo është tregues që kjo luftë do të vazhdojë. Dhe kjo do të varet shumë nga raportet që janë krijuar tashmë me aleatët e Ukrainës.

Sipas inte;ligjencës britanike rusët kontrollojnë rreth 18 për qind të këtij territori. Pra kemi hyrë në një fazë interesante të kësaj beteje. Nga përllogaritjet flitet për një humbje mes të dyja palëve në rreth 100 mijë të vrarë.

Por jo vetëm për humbje njerëzore, kemi të bëjmë dhe me shkatërrim qytetesh, fabrikash dhe infrastrukturore.”, u shpreh ndër të tjera, eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa.