Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Lopa i preu rrugën, drejtuesi i motorit humb kontrollin, në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2023, 10:48
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë ku një drejtues motori në tentativë për të mos shtypur lopën që i preu rrugën, ka humbur kontrollin dhe është përplasur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
Drejtuesi i motoçikletës ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëmtime në disa pjesë të trupit dhe është nisur drejt Traumës, në Tiranë.
