Anijet e NATO-s me mision, çminuan zonën e Porto Romanos

Disa anije të NATO-s kanë ardhur më 22 shkurt dhe kanë çminuar zonën e Porto Romanos.

Kanë qënë 4 anije me mision në mesdhe: dy anije janë me ekuipazh turk, 1 italian, dhe 1 holandez. 

Sot do të dorëzohet nga komanda pranë autoriteteve vendase mbi hartën e territorit nënujor të gjirit që u skanua prej tyre.

Anijet do të largohen më 27 shkurt.