Fshehën 276 kg lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore në minerë, dy të arrestuar në Shkodër
Dy persona janë arrestuar nga policia pasi në një subjekt minerar iu gjetën 276 kg lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonare elektrike.
U arrestuan administratori dhe drejtuesi teknik i subjektit për nxjerrjen e minerareve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, kanë ushtruar kontroll në një subjekt minerar në vendin e quajtur “Kepenek”.
"Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti minerar, shërbimet e Policisë kanë gjetur 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike që mbaheshin jashtë rregullave të përcaktuara për mbajtjen e tyre.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive", shtetasit:
-Xhuljaj Krypi, 32 vjeç, administrator i subjektit për nxjerrjen e minerareve dhe Dhimiter Palla, 56 vjeç, drejtues teknik i këtij subjekti," njoftoi policia.
Strukturat e DVP Kukës do të vijojnë kontrollet për të verifikuar pajisjen me licencë të subjekteve të tjera që ushtrojnë këtë aktivitet, si dhe zbatimin e rregullave të përcaktuara për mbajtjen e lëndëve plasëse, djegëse dhe radioaktive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.