Dyfishimi i çmimit/ Radhë në poliklinikën e qytetit të Korçës për dokumentat mjekësore për patentë

Lajmi për shtrenjtimin e patentës ka bërë që dhjetëra qytetarë të dynden nëpër sportele për të bërë gati dokumentcionin për patentën në Korçë. Ata thanë se radhët janë të gjata dhe janë detyruar që të presin me orë të tëra, ndërsa shtuan se rritja e çmimit është e pajustifikuar.

Marrëveshja e re për rritjen e çmimit të patentave ka bërë që qindra qytetarë të bëhen kaos në poliklinën e Korçës.

Nën frikën e rritjes së çmimeve qytetarët qëndruan për orë të tëra në pritje pranë zyrave të poliklinikës.

"Jemi 60 vjet mbrapa.

Kemia rdhur dje dhe nuk mbaruam punë. Sot është i njëjti avaz, është poliklinika plot. Poe  torturojnë këtë popull," thonë ata.

Ata apeluan që çmimet e patentave të mos ndryshojnë, ndërsa bënë thirrje edhe për shtimin e stafit në poliklinika!

"Kam që në 08:30 për rinovim patente. Këta duhet të marrin masa, të shtojnë arkën, të shtojnë personel.

Se përballon dot asnjëri, shiko si e ke popullin," thonë ata.

Rritja e çmimeve të patentave është lajëmruar disa ditë më parë, ndërsa Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se ka nisur një hetim  në lidhje me këtë situatë të krijuar.