Zeka: Moderatorët tanë më shumë energji harxhojnë se si do duket në TV, sesa për pyetjet

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari dhe politikani Milaim Zeka u shpreh se moderatorët energjinë e tyre e harxhojnë se si do të duket në TV, sesa për pyetjet

Ai tha se është një sëmundje patologjike e moderatorëve në të dy anët e kufirit që të duken më të mençur se sa mysafiri, gjë e cila është gabim.

Zeka: Moderatorët në Shqipëri energjinë e tyre e harxhojnë se si do të duket në TV, frizura, ora, dhe jo çfarë do të pyesin. Është një sëmundje patologjike e moderatorëve në të dy anët e kufirit që të duken më të mençur se sa mysafiri, gjë e cila është gabim.

Kur e kam pyetur Nexhmije hoxhën, ajo më tha se ka vdekur më 20 shkurt dhe jo në 11 prill. Më tha sepse Sigurimi duhet t’i vriste së paku 2-3 protestues që të trembej turma dhe të mos rrëzohej monumenti. Unë i thash a janë vrarë pak njerëz së gjalli për Enverin? Ajo e kuptoi gabimin e saj.