Turisti austriak, 68-vjeçar humb rrugën në një fshat të Krujës, policia i vjen në ndihmë

Një turist austriak i  cili kishte humbur në një fshat të Krujës u gjet nga policia pas një telefonate për ndihmë nga turisti.

"Mbrëmjen e sotme, salla operative Krujë, ka marrë njofim se një shtetas  austriak (turist) 68 vjeç, duke vizituar  në fshatin Kurcaj, Krujë, urën e Abdyl Agës, kishte ngatërruar rrugën dhe kërkonte ndihmën e Policisë, pasi ishte ngjitur në mal.Shërbimet e  Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit  janë nisur menjëhere për ti arrdhur në ndihmë.", njofton policia.

Rreth orës 21:00, shërbinet e Policisë, mundën të lokalizojnë vendndodhjen e 68-vjeçarit, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

68-vjeçari ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin në kohë dhe ndihmën e dhënë.