Tjetër aksident gjatë natës në Tiranë drejtuesi përplas 3 makina dhe largohet, 5 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2023, 09:12
Pesë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kaluar në Tiranë si pasojë e një aksidenti.
Në afërsi të Vasil Shantos, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar (larguar nga vendi i aksidentit), ka përplasur automjetet me drejtues shtetasit E. M., A. P., dhe A. M.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., dhe pasagjerët e automjeteve, shtetasit A. S., J. Q., A. P., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.
