Rinis Vettingu në polici, nga drejtorët deri tek shefat e sektorëve do dalin para AMP
Vettingu në policinë e shtetit do të rinisë kësaj here nga Agjencia e mbikëqyrjes policore. 10 Marsi është afati i fundit ku të gjithë efektivat me pozicione drejtuese duhet të dorëzojnë formularin më deklarimin e pasurisë. Më pas ata do të dalin në seancë përballë trupës që do të verifikojë edhe profesionalizimin dhe pastërtinë e figurës.
10 marsi është afati i fundit në të cilin zyrtarët e lartë të policisë duhet të dorëzojnë formularin për deklarimin e pasurisë së në kuadër të procesit të Vettingut.
Kësaj procedure do ti nënshtrohen drejtorët, zv. drejtor shefat e komisariateve, si dhe shefat e sektorëve në nivel qendror e vendor që mbulojnë fushën e krimit të organizuar, krimit ekonomik financiar dhe policisë rrugore.
Agjencia e mbikëqyrjes policore që prej datës 10 shkurt 2023 ka shpërndarë formularët e punonjësve të cilët në vijim do të jenë përballë trupës së Vettingut të përbërë nga kjo strukturë.
Në formular kërkohet që pasuritë të deklarohen edhe nëse nuk janë në emër të efektivit.
Po ashtu aty duhet të listohen edhe të gjitha asetet që disponojnë familjarët e subjektit në verifikim.
Agjencia kërkon që për çdo pasuri të provohet burimi i ligjshëm nga mënyra se si është marrë në zotërim nga efektivat.
Pas deklarimit të pasurisë procedura do jetë e njëjta edhe për dy kriteret tjera atë të figurës dhe integriteti profesional.
