Banorët kundër vendgrumbullimit të mbetjeve, protestë në Krujte: Po bëhet krim mjedisor
Grumbullimi i mbetjeve urbane të Lushnjës pranë banesave në fshatin Krutje, cilësohet si një krim mjedisor për banorët e zonës si edhe kandidatin e PD për zgjedhjet e 14 majit.
Krim mjedisor e kane quajtur banorët e fshatit Krutje në Lushnje hedhjen e mbetjeve urbane në ish fushën e komunës.
Prej disa ditësh sipas banoreve aty hidhen dhe digjen mbetjet urbane.
Kandidati për kryetar bashkie i partisë Demokratike Eduard Sharka kërkoi zgjidhjen urgjente të këtij problemi te cilin e quan kombëtar.
Sipas banorëve nëse nuk do të merren masa atëherë ata përshkallëzojnë protestën duke sjelle edhe gra e fëmijë.
Në këtë fushe te planifikuar për mbetje bimore prej rreth dy javësh hidhen mbetje urbane të Lushnjes e njësive të tjera administrative ku me pas digjen e mbulohen.





