Dimal, futen në shtëpi dhe marrin 1.5 mln lekë dhe telefonat, policia në kërkim të autorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2023, 15:34
Një grabitje ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Goriçan, Dimal.
Dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.
Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.
