Ikin pronarët, futen hajdutët/ Rikthehen plaçkitjet e banesave në Lezhë, shkak largimi masiv
Dy vila janë grabitur në Lezhë, brenda një nate, duke shtuar frikën dhe panikun te banorët e zonës. Sipas tyre shpopullimi ka ndikuar në shtimin e rasteve të plackitjes së banesave, ndaj kërkojnë mëshumë kontrolle nga policia.
Pronarët e këtyre dy vilave në Lezhë, janë larguar në emigrim duke krijuar një terren të përshtatshëm për grabitësit.
Brenda një nate, pasi thyen dyert e dritaret e shtepive, hajdutët u futën brenda e morën cfarë gjetën, tregojnë banorët e Blinishtit.
Nuk eshte hera e pare qe shteopitre e braktisuera bien pre e grabitesve
Policia duhet të jetë prezente në zonat rurale kryesisht gjatë oreve të natës.
Në lidhje me vjedhjet e fundit në zonen e Blinishtit, policia shoqëroi në komisariat disa përsona njëri prej të cileve u arrestua, pasi ju gjet një armë zjarri në banese, por pa arritur të provojë autorisinë e vjedhjeve brenda banesave.


